Aventura europiane e Tiranës nuk mbaron këtu, shorti i rezervon rivalë kampionë

0

tirana

Pas eliminimit të djeshëm nga turi i dytë kualifikues i Champions-it, Tirana do të vazhdojë aventurën e saj europiane, në turin e tretë të Ligës së Europës.

Por, ndërkohë, për të njohur rivalen e saj të radhës, do t’i duhet të presë që të përfundojnë dy turet kualifikuese të Ligës së Europës. Rregullorja e UEFA-s specifikon që në turin e tretë të Ligës së Europës do të jenë prezente 20 skuadra: 10 do të jenë humbëset e turit të dytë kualifikues të Champions-it, ku bën pjesë tashmë edhe Tirana, ndërsa 10 skuadrat e tjera do të jenë 10 skuadra fituese të turit të dytë të Ligës së Europës.

Për të pasur një panoramë më të qartë, duhet pritur data 1 shtator, kur do të hidhet shorti i turit të tretë paraeliminator i Ligës së Europës. E sigurt është që përballë do të ketë një ekip kampion të kampionatit respektiv.

Artikulli i mëparshëmPrapaskena/ Bisedë vetëm 1 minutë në telefon, Suarez nuk kundërshton kërkesën e Kumanit
Artikulli i radhësIdeja e çmendur në Madrid, Zidan kërkon Edinson Kavanin