Një 57 vjeçar shqiptar nga Maqedonia por me nënshtetësi zvicerane është dënuar me 10 vite burg për vrasje. Vendimi u mor të mërkurën nga gjykata e rrethit Bucheggberg-Wasseramt.
Sipas gjykatës, ai veproi “veçanërisht në gjaknxehtësi” kur vrau dhëndrin e tij në Gerlafingen me dy plumba në vitin 2017.
Burri, i cili u rrit në Maqedoninë e Veriut, mbeti i qetë gjatë seancës. Rrëfimi, pendimi dhe fakti që ai lajmëroi policinë pas ngjarjes, të gjitha zbutën dënimin.
Më 20 shkurt 2017, vajza e të dënuarit dhe burri i saj kishin një zënkë. 57-vjeçari shkoi në shtëpinë e tyre dhe qëlloi me pistoletë dhëndrin nga një distancë e afërt, duke i shkaktuar vdekjen.
Gjykata e rrethit hoqi dorë nga një dënim për rrezikimin e jetës, siç kërkohej nga prokuroria publike. Burri supozoi se vajza e tij ishte e padëmtuar.
Kur dhëndri ishte i pavetëdijshëm në dysheme, ai e qëlloi aksidentalisht me një plumb të dytë. Viktima vdiq në spital natën tjetër.