Pamjet e mëposhtme janë sa të dhimbshme aq edhe gazmore. Na ka ndodhur mbase shpesh që nga mungesa e vëmendjes kur ecim, të pasohet nga incidente të ndryshme.
Ndodh të përplasemi me dikë kur përqendrohemi më tepër se sa duhet në celular, apo dikush na tërheq vëmendjen me diçka që thotë dhe me vështrimin nga ai, vijojmë të ecim pa i bërë mirë llogaritë.
Ndodh me personazhin e videos së mëposhtme teksa shfaqet në një servis makinash. Por nuk ka të bëjë fare me asnjërën prej arsyeve që përmendëm më sipër, por me perceptimin e terrenit ku shkel.
Burri disi në peshë, tenton të kalojë kanalin e servisit por nuk e ka llogaritur me sa duket se vendi ku ndodhet, është i rrëshkitshëm pasi duket i lagur. Veç kësaj, hapi i tij është më i shkurtër se kanali brenda të cilit përfundoi.
Përvçse e dhimbshme, duhet pranuar që ‘fatkeqësisht’ pamjet janë edhe gazmore.