Mjeku epidemiolog, Taulant Muka thotë se shkollat duhet të hapen por duhet kontrolluar së pari perhapja komunitare e infeksionit
Sipas tij Shqipëria nuk është në një situatë të kontrolluar të përhapjes së infeksionit.
Muka thekson se duhet vepruar sa më parë që të mos i privohen fëmijët nga e drejta për shkollim.
“Hapja e shkollave ne Gjermani shoqerohet me rritje te rasteve Covid-19 te femijet nen 15 vjeç- deri ne 1200 femije per jave. Shkollat duhet te hapen, por duhet kontrolluar se pari perhapja komunitare e infeksionit. Femijet jane shume pak te rrezikuar per te zhvilluar probleme shendesore nga Covid-19, por mund te infektojne te tjeret! A jemi ne Shqiperi ne nje situate te kontrolluar te perhapjes se infeksionit?! Jo! Duhet vepruar sa me pare qe te mos i privojme femijet nga e drejta per shkollim. Shqiperia nuk ka kushtet e shkollave gjermane persa i perket dendesise se nxenesve ne klase dhe higjenes. Ne kushtet qe jemi sot me perhapjen e infeksionit SARS-CoV-2, shkollat mund te hapen siç po trumbetohet, por hapja do jete e perkohshme pasi do vije me pasoja per perhapjen e metejshme te infeksionit ne komunitet”, shkruan Muka./CNA.al