Nëse do të ishit një austronaut që ndodhet në hapësirë prej shtatë muajsh dhe do t’ju kërkonin të ktheheshit në tokë menjëherë, a do refuzonit? A do të ktheheshit në një botë që po lufton një pandemi vdekjeprurëse dhe po përballet me një krizë ekonomike? Besojmë se jo.
Ama tre austronautë që jetonin vërtet në International Space Station (ISS) vendosën të ktheheshin në tokë. Rreth orës 1:15, austronautët Jessica Meir, Oleg Skripochka dhe Andrew Morgan zbritën në Kazakistan pasi përfunduan misionin e tyre në hapësirë. Meir dhe Skripochka kaluan 205 ditë në hapësirë, gjatë të cilave përshkuan 140 milionë kilomentr; Morgan kaloi 272 ditë në hapësirë.
Javën e kaluar, në një lidhje live nga ISS, Meir pranoi se s’e perceptonte dot sa kishte ndryshuar bota që nga shtatori i kaluar. “E kemi të vështirë të besojmë se do të kthehemi në një planet tërësisht ndryshe,” tha ajo pasi e quajti situatën surreale. Pasi zbritën në tokë, austronautët u përshëndetën nga ekuipazhi me maska kirurgjikale.
Por të paktën, shtatë muaj në hapësirë i kanë përgatitur për distancimin social që i pret./ The Cut