Presidenti Ilir Meta përmes një mesazhi në rrjetet sociale iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të Malit të Zi që të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 gushtit.
Përmes një videomesazhi, Meta thekson se këto zgjedhje janë një mundësi për të forcuar perspektivën europiane. Mes të tjerash kreu i shtetit pohoi se shqiptarët duhet të ndihen krenarë për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri sot.
MESAZHI I METËS
Zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, për të forcuar akoma më shumë perspektivën europiane të vendit të tyre.
Zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, për të forcuar akoma më shumë perspektivën europiane të vendit të tyre.
Me këtë rast, shpreh bindjen se bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike përmes pjesëmarrjes së gjerë, por njëkohësisht përmes mbështetjes së tyre për alternativat shqiptare, në mënyrë që përfaqësimi i tyre në Parlamentin e Malit të Zi të rritet, si dhe në të gjitha institucionet e ardhshme qeverisëse.
Të jemi krenar për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri sot. Por pa dyshim që do të luajë edhe në të ardhmen, për të garantuar perspektivën europiane të këtij vendi mik, fqinj dhe partner i pazëvendësueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. 🇦🇱🤝🇲🇪