Njihuni me doktorin që i bëri japonezët lider të jetëgjatësisë, 6 këshillat e çmuara që duhet të dini për të jetuar sa më gjatë

    0

    Doktori Shigeaki Hinohara pati një jetë të jashtëzakonshme për shumë arsye. Mjeku japonez dhe eksperti i jetëgjatësisë jetoi në gjendje të mirë fizike deri në moshën 105 vjeç.

    Kur vdiq, në vitin 2017, Hinohara ishte kryetar i njohur i Universitetit Ndërkombëtar të Shën Lukës dhe president nderi i Spitalit Ndërkombëtar me të njëjtin emër në Tokio.

    Ndoshta ajo çka e bën më të njohur akoma në mbarë botën është libri i tij, “Të jetosh gjatë, të jetosh mirë”, Hinohara ofroi këshilla që ndihmuan për ta bërë Japoninë udhëheqësin botëror për jetëgjatësinë. Ja 6 këshillat e çmuara të doktorit që rrisin jetëgjatësinë e njeriut:

    Mos dilni në pension. Por nëse duhet ta bëni, shtyjeni shumë më vonë sesa 65 vjeç. Merrni shkallët në jetën e përditshme (dhe mbani nën kontroll peshën tuaj). Gjeni një qëllim që ju mban të zënë.

    Rregullat janë stresuese, përpiquni t’i relaksoni ato. Mos harroni se mjekët nuk mund të kurojnë gjithçka. Gjeni frymëzim, gëzim dhe paqe në art.

    Artikulli i mëparshëm“Gruaja jote është pròstitutë dhe dashnòrja e miliarderit”, anulohet dasma e kampionit të botës pas mesazhit që ‘pùshtoi’ telefonat e të ftuarve
    Artikulli i radhësVaksina për Covid-19, zyrtari i lartë i OBSH: Ja kur mund ta sigurojë Shqipëria