Partia Demokratike ka denoncuar sot një aferë të re korruptive të bashkisë së Tiranës: mosndërtimin e kopshtit nr.42 në zemër të kryeqytetit, pasi është vend i lakmuar prej saj dhe nga qeveria për ndërtim.
“Aferë e qartë korruptive”, tha z. Ndriçim Mehmeti, që shkoi sot pranë këtij institucioni. “Jemi në “Kopshtin 42” në Tiranë i cili siç e shikoni, është tërësisht i shkatërruar, – tha Mehmeti. – Ky kopësht ishte vënë në listën e Këshillit Bashkiak për t’u shkatërruar, por nuk është vënë në listë për t’u rindërtuar.
Ky kopësht u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, por nuk kemi ende një raport të plotë se sa është dëmi i tij. Vetëm dimë që ky kopësht është i shkatërruar dhe nuk është më në listën e rindërtimit dhe nuk ka ndërmend të vihet, sepse siç e shikoni, pamja dhe vëndi ku ai është është një vend i lakmuar për biznesin e ndërtimit.
Siç duket Kryetari i Bashkisë, z.Veliaj, kërkon të betonizojë Tiranën, edhe përmes këtij kopshti, siç bëri me sheshin e Teatrit Kombëtar. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me këtë kopësht.
Një komunitet i tërë duhet të kenë strehën e tyre për t’u edukuar, por tashmë e kanë humbur. Ne do të kemi më pak kapacitete të cilat do të jenë në shërbim të fëmijëve dhe të komunitetit dhe më shumë hapësirë për ndërtim.
Partia Demokratike denoncon këtë skandal i cili bëhet në mes të ditës në një nga qendrat më të frekuentuara të Tiranës, të mbipopulluara e c ila i shërben aferës së rradhës korruptive të qeverisë dhe kryetarit të Bashkisë z.Erjon Veliaj.”