UEFA, ashtu siç pritej, ka bërë sot ndarjen në 12 grupe të 72 skuadrave pjesëmarrëse në turin e dytë të Ligës së Europës. Ajo që bie në sy është fakti që Laçi mes tre ekipeve rrezikon Totenhemin e Murinjos, që një vit më parë ishte finalist i Ligës së Kampioneve.
Përveç kësaj kurbinasit rrezikojnë edhe ukrainasit e Kovalivkas, ose Hapoel Ber Shevën.
Asnjë shans për t’u ndeshur ndonjëra prej ekipeve shqiptare me Milanin, ndërkohë që Kukësi mund të peshkojë gjermanët e Volfsburgut, Hajduk Splitin, ose Zrinjskin.
Teuta sakaq, rrezikon që të ndeshet me spanjollët e Granadës, Apollon Limasolin, ose Steaua Bukureshtin.
Shorti pritet të hidhet sot më 31 gusht, në orën 13:00.
Ja kundërshtarët e mundshëm të ekipeve shqiptare:
RIVALËT E LAÇIT
Grupi 7
Totenhem Hotspur (Angli)
Hapoel Ber Sheva (Izrael)
Kolos Kovalivka (Ukrainë)
RIVALËT E TEUTËS
Grupi 4
Granada (Spanjë)
Apollon Limasol (Qipro)
Steaua Bukuresht (Rumani)
RIVALËT E KUKËSIT DHE RENOVËS
Grupi 10
Volfsburg (Gjermani)
Hajduk Split (Kroaci)
HSK Zrinjski (Bosnje)
RIVALËT E SHKËNDIJËS
Grupi 6
CSKA Sofia (Bullgari)
Botoshani (Rumani)
Sfintul Suruceni (Moldavi)