Valon Prestreshi, Kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur disa gjëra me vlerë.
Ai madje edhe ka publikuar disa imazhe se në çfarë gjendje e kanë lënë shtëpinë hajdutët pas vjedhjes.
‘Sot, më paskan hi hajnat (hajdutët) në shtëpi. Një televizor e paskan zhdukë, një lloptop, dhe 2 karikator të armës.
Kështu e konstatuam bashkë me policinë dhe ekipen e policisë shkencore.
Një falenderim të veçant për Policinë e Kosovës dhe për punën e tyre profesionale’, shkruan ai.