Sot bëhen 23 vjet nga vdekja e Dianës, por “Princesha e popullit”, vazhdon të admirohet dhe të ngjallë kureshtje të madhe edhe në ditët tona.
Vdekja e saj është rrethuar me mister e teori konspirative.
Tani, ish-sekretari i saj privat i sigurisë, Patrick Jephson, ka rrëfyer se Lady Diana ishte e frikësuar për jetën, dhe për këtë arsye, mbante një frigorifer të mbushur me rezervat e veta të gjakut.
Ajo, sipas tij, druhej se do të sulmohej, ndaj i mbante rezervat me vete.
“Perveç kesaj, secili prej nesh ishte testuar, kështu që mjekët e dinin se kush mund t’i jepte gjak nëse ajo do kishte nevojë”, është shprehur Jephson.
Princesha e Wellsit ndërroi jetë pas një aksidenti fatal me makinë 31 gushtin e vitit 1997.
Thuhet se ajo ishte me të dashurin e saj “sekret” kur u aksidentua dhe po përpiqej t’iu shmangej paparacëve, që donin ta fotografonin.