Studimi i Oksfordit: Kosova e para mes vendeve Evropiane për masat anti-Covid, Shqipëri s’mbetet pas

0

Një ekip studiuesish nga “Blavatnik School of Government” në Universitetin e Oksfordit kanë mbledhur të dhëna nga 180 për të analizuar politikat dhe masat e marra nga qeveri të ndryshme për të menaxhuar krizën e koronavirusit.

Për të bërë analizën e tyre, studiuesit janë bazuar në 17 tregues dhe kanë zhvilluar një indeks përgjigjeje ndaj Covid-19.

Ata i ndanë gjetjet e tyre në katër indicie: Përgjigjen e përgjithshme të qeverive, suprtin ekonomik, përmbajtjen dhe shëndetin si dhe ashpërsia e masave.

Kosova (rezultati prej 69.44 nga 100) është në krye të listës së masave të marra në Evropë , ndërsa Bjellorusia dhe Gjeorgjia janë dy vendet me rezultatin më të ulët, 8.33 nga 100.

Shqipëria, 53.7 nga 100 pikë maksimale, renditet para Italisë, Francës, Zvicrës, Holandës, Austrisë, Çekisë, Polonisë, Serbisë, Kroacisë, Hungarisë dhe Bullgarisë dhe tejkalohet nga Spanja, Gjermania, Britania e Madhe, Ukraina, Belgjika, Bosnje Hercegovina, Greqia dhe Moldavia

Ndërsa, nga vendet e Bashkimin Evropian, Portugalia kryeson me rezultatin e përgjithshëm prej 66.2 100, ndërsa Estonia dhe Lituania janë në vendin e fundit (19,44 / 100).

Si llogaritet indeksi?

“Ne masim prezencën e politikës”, tha Dr. Anna Petherick, lektore dhe një nga autoret e studimit për Euronews.

Po ashtu, për të matur ashpërsinë e masave u morën në konsideratë 9 zëra si mbyllja e shkollave dhe vendeve të punës, kufizimet dhe masat në transporti publik, fushatat informuese apo dhe kufizimet e udhëtimit

Sipas Petherick, rreth 290 bashkëpunëtorë kanë përditësuar informacionet nga qeveritë apo media dhe i kanë shndërruar ato në parametra të koduar që ‘ushqejnë’ indeksin”.

Qëllimi i këtij survejimi, thonë autorët, nuk është matja e efektivitetit të politikave të kontrollit , pasi situatat mund të ndryshojnë shumë nga një vend në tjetrin dhe numri i rasteve të regjistruara varet nga sasia e testimeve të kryera, por ka të bëjë me dhënien e një kontributi në këtë situatë pandemie.

Artikulli i mëparshëmTokio instalon tualete publike transparente në parqet e qytetit
Artikulli i radhësKriza në Bjellorusi: Lukashenko kërkon referendum për reforma kushtetuese