Kundërshtari i Teutës, në raundin e dytë të Ligës së Europës, ka bërë një goditje në merkato, në prag të ndeshjes ndaj durrsakëve në datën 17 shtator në “Niko Dovana”. Granada ka arritur të firmosë me futbollistin 21-vjeçar të Real Madrid, Alberto Soro, për plot 2.5 milionë euro.
Sulmuesi i djathtë ka firmosur kontratë 5-vjeçare dhe do bashkohet menjëherë me ekipin, duke lënë të kuptohet se do të jetë i pranishëm në Durrës.
Soro së fundmi ishte pjesë e Zaragozës, në formë huazimi nga Reali i Madridit, ku u aktivizua 70 ndeshje në La Liga2 dhe arriti të shënojë 6 gola.