Admirali turk në pension ndez gjakrat: Turqia të tregojë forcën, Greqia të çarmatosë 16 ishujt në Egje, ose ne i marrim me forcë

0
This image has an empty alt attribute; its file name is turku-olldyz.jpg

Deniz Kutluk së fundmi ka akuzuar Greqinë se po kërkon të “shtrihet” në zonat detare që i përkasin Turqisë.

Admirali i dalë në pension po i kërkon qeverisë së Erdogan që të lëshojë një “ultimatum” për Greqinë për çarmatimin e menjëhershëm të 16 ishujve të Egjeut, duke kërcënuar ndërhyrje ushtarake dhe okupim nëse ndodh ndryshe.

“Turqia duhet të deklarojë se ne nuk e njohim sovranitetin mbi këto 16 ishuj. Turqia duhet të thotë se “Greqia brenda 48 orësh dhe nën vëzhgimin nga vëzhguesit ndërkombëtarë do të sigurojë çarmatimin e këtyre ishujve ose përndryshe këto ishuj janë tonat. Ne e kemi këtë fuqi”, tha ai në mënyrë provokuese.

Duke folur për mediat e huaja, admirali në pension akuzoi Greqinë, se ajo kërkon të “ndërhyjë” në zonat detare që i përkasin Turqisë dhe që nëse reagon mund të shkatërrojë forcat ushtarake Greke në detin Egje.

Artikulli i mëparshëmOBSH: Kriza e COVID-19, nuk do të përfundojë domosdoshmërisht me një vaksinë
Artikulli i radhësKafe, salcë domatesh dhe atlete Nike: Çfarë po konsumohet në kohë të pandemisë?