VIDEO: “Nuk mbaj mend asgjë”! Nëna e guximshme hedh nga kati i tretë dy fëmijët e vegjël

0
This image has an empty alt attribute; its file name is Fem.jpg

Një nënë u detyrua të hidhte dy fëmijët e saj të vegjël nga një dritare e katit të tretë për të shpëtuar jetën e tyre nga “ferri” që i priste në shtëpi.

Fqinjët në qytetin rus Novosibirsk kapën djemtë, të moshës tre dhe katër vjeç, duke mbajtur një batanije.

Lyubov Pavlunina u zgjua në orën 7 të mëngjesit duke parë një zjarr në shtëpi dhe bërtiti për ndihmë.

Ajo u detyrua të hidhte djemtë e saj nga një lartësi rreth 10 metra nga një dritare e hapur.

“Unë u zgjova dhe një nga fëmijët e mi ishte pranë meje. E mora për dore dhe fillova të kërkoj djalin tim të dytë. Ne të tre luftuam përmes tymit në ballkon, dhe nuk mbaj mend më”.

“Unë bërtita që të paktën fëmijët të ruheshin. Fëmijët ishin përparësia ime e vetme. Njerëzit filluan të ndihmonin, ata shtruan një batanije dhe bërtitën që unë t’i hidhja.”

Lyubov tha: “Sigurisht, është e frikshme të hedhësh fëmijë nga kati i tretë – por unë u detyrova. Nuk e mbaj mend si e bëra. Unë nuk e kuptoj se si pata guximin”.

Nëna më pas u ndihmua të shpëtonte, pasi një litar u ul nga kati i katërt.

Artikulli i mëparshëmA do ti bashkohet dhe Ori Nebiaj grupit të personave që do të largohen nga Top Channel
Artikulli i radhësRriten tensionet: Tetë avionë luftarakë amerikanë mbi Detin e Zi, Rusia paralajmëron, dërgon tre bombardues strategjikë