Ndarja nga jeta e fotografit të famshëm Peter Beard ishte i dhimbshëm për të gjithë.
Mes tyre ishte edhe modelja shqiptare Vildane Zeneli. Ajo u shpreh se lajmi e trishtoi shumë pasi ishte pikërisht Peter që i ndryshoi jetën e saj.
Modelja tregoi se ishte vetëm 14 vjeçe kur e takoi për herë të parë dhe ai luajti një rol të madh në ngjitjen e saj në karrierë duke e bërë të besojë tek vetja.
“Më trishtoi shumë. U prehsh në paqe Peter. Ky njeri nisi karrierën time dhe e dërgoi në një tjetër nivel. E takova kur isha vetëm 14 vjeç dhe jeta ime ndryshoi pasi pozova për të. Gjithmonë do ti jem mirënjohëse dhe do vlerësoj gjithçka që ti Peter ke bërë për mua. Ti ndryshove jetën tim, karrierën time dhe më bëre të besoj se unë mund të bëja gjithçka. Të dua përgjithmonë dhe gjithmonë,”- shkroi ajo.
Peter ishte një fotograf shumë i njohur nga New York. Ai u nda nga jeta në moshën 82 vjeçare, pasi ishte zhdukur prej 19 ditësh.
Fotografi u gjet i vdekur në pyll të dielën pasi u zhduk më 31 mars nga shtëpia e tij në Montauk, Long Island.
Raportohet se Beard vuante nga demetia, humbja e kujtesës.