Nafta vazhdon me rrënie. Investitorët të shqetësuar për rritjen e rasteve me Covid-19 në SHBA. Bursa për datën 8 Shtator 2020

0

Nafta po qëndron në rënie të konsiderueshme në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve mbi rritjen e numrit të të prekurve me Covid-19, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rastet e reja me koronavirus u rritën në 22 nga 50 shtete amerikane, ndërkohë që numri mund të rritet edhe më tej, për shkak të fundjavës së zgjatur me rastin e Ditës së Punës në SHBA. Tradicionalisht, njerëzit mblidhen pranë të afërmve të tyre, për të shënuar fundin e stinës së verës dhe të sezonit të pushimeve.

Gjithashtu, rritje e infektimeve është vënë re në shumë vende të botës, sidomos në Indi dhe Britani. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 37.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 40.5 dollarë për fuçi. Gjithashtu, çmimet po gjenden nën presion pasi Arabia Saudite, që është eksportuesi më i madh i naftës në botë, uli çmimin zyrtar të shitjes së naftës bruto në Azi. Kjo është parë nga investitorët si një shenjë e kërkesës së dobët. Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara pritet të fillojë sezoni i mirëmbajtjes së rafinerive, që mund ta rrëzojë përkohësisht kërkesën me rreth 2 milionë fuçi në ditë.

Bursa për datën 8 Shtator 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA374.50– 19.00
DIESEL301.50– 18.50
BRENT38.51– 2.00

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmAeroporti i Rinasit publikon listën me 25 fluturime për nesër
Artikulli i radhësKlubet në La Liga do të kenë të drejtë të bëjnë nga pesë zëvendësime edhe në këtë edicion