Klubet në La Liga do të kenë të drejtë të bëjnë nga pesë zëvendësime edhe në këtë edicion

0

Duke marrë parasysh rrethanat e jashtëzakonshme në të cilat futbolli u kthye në fund të sezonit 2019/20, FIFA autorizoi përdorimin e pesë zëvendësimeve në ndeshje dhe që klubet të kishin skuadra prej 23 lojtarësh.

Ideja ishte që ky rregull i ri të ndihmonte lojtarët të rrinin të freskët, pasi orari ishte i ngjeshur dhe ky rregull do të vazhdojë të aplikohet edhe në edicionin 2020/21 nga FIFA.

Sidoqoftë, secili kampionat është i lirë të përcaktojë nëse dëshiron ose jo të ketë këtë rregull për 2020/21.

La Liga fillimisht dëshironte një kthim në kohën e tre zëvendësimeve dhe skuadrave prej 18 lojtarësh, por presioni nga disa klube ka bërë që kjo të rishikohet.

Si i tillë, masat e përkohshme të sezonit të kaluar do të mbesin edhe në këtë sezon.

Artikulli i mëparshëmNafta vazhdon me rrënie. Investitorët të shqetësuar për rritjen e rasteve me Covid-19 në SHBA. Bursa për datën 8 Shtator 2020
Artikulli i radhësSarri do t’i kushtojë Juventusit plot 8.5 milionë euro duke qëndruar në shtëpi