Detaje të reja nga arrestimi i shqiptarit, “truri” i rrjetit të lëndëve narkotike në ishullin e famshëm grek. Droga e re që trafikonte për të pasurit

0
2020-09-09_foto_narkotika_1_1_0

Pas një operacioni të madh të organizuar nga policia greke në Mykonos, përfundoi në pranga edhe një 37 vjeçar i konsideruar “truri” i grupit kriminal që furnizonte me drogëra të forta ishullin e famshëm grek Mykonos.

“Ethnos” shkruan se bashkë me kokainën dhe lëndët e tjera narkotike, policia ka sekuestruar edhe një drogë të re, e quajtur TUCIBI dhe e njohur si droga e të pasurve.

Lënda me efekt qetësues kohët e fundit filloi të qarkullojë gjerësisht në radhët e përdoruesve që i përkasin të ashtuquajturës shoqëri e lartë, e trafikuar te klientët e zgjedhur nga grupit i organizuar prej 37 vjeçarit shqiptar.

Ky grup ishte shumë i organizuar dhe përveç “TUCIBI”, ai furnizonte të varurit nga droga në ishull me lloje të ndryshme droge, të cilat i trafikonte në sasi të mëdha. Përveç 37 vjeçarit, në pranga përfundoi edhe një 35 vjeçar grek, i cili u arrestua pas një transaksioni droge me drejtuesin e rrjetit.

Shqiptarit iu sekuestruan edhe 180,100 euro.

Artikulli i mëparshëm“Rikthim në ‘skenën e krimit’…”/ PD denoncon vendimin për kazinotë: Qeveria më e korruptuar në rajon, punon për një grusht klientësh
Artikulli i radhësVIDEO: Goditi të moshuarën, zjarrfikësit i vërsulen burrit të dhunshëm