Zbulimi në Itali: Testi super i shpejtë për Covid-19, rezultati për 3 minuta

0

Shkencëtarët në Itali kanë zhvilluar një test shumë të shpejtë për Covid-19. Ai është në gjendje që vetëm për 3 minuta të përcaktojë nëse një person është infektuar ose jo me koronavirus.

Quhet “Tamponi i Përditshëm” dhe përdor pështymën për ekzaminim. Testi për Covid-19 është zhvilluar nga kompania private “Allum” në Lecco në bashkëpunim me universitetin Sannio.

“Tamponi i Përditshëm”, ka marrë aprovimin e Ministrisë italiane të Shëndetit dhe prodhimi i tij mund të nisë në masë.

Ai funksionon njësoj si një test shtatzënie. Fillimisht merren kampionë të pështymës dhe vendosen në tampon, falë përdorimit të tre reagentëve mundësohet dhe rezultati. Nëse jeni pozitivë shfaqen dy vija, dhe për negativ vetëm një vijë.

Artikulli i mëparshëmPorta globale e Koresë së Veriut: Qyteti kufitar kinez mundëson shmangien e sanksioneve
Artikulli i radhësSi ishin patentat shqiptare në 1925: Duhej të kishe mbushur 21 vjeç, të kishe dëshmi penaliteti të pastër dhe të mos ishe gjaknxehtë