Janë identifikuar dy vajzat që kanë humbur jetën gjatë mbrëmjes së sotme në një aksident tragjik në autostradën Elbasan – Tiranë në dalje të tunelit të Krrabës me 2 viuktima dhe 2 të plagosur rëndë. Vajzat që kanë ndërruar jetë janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër. Mësohet se ato ishin pasagjere në sediljen e pasme të automjetit tip “Volksëagen” (Smart) që u godit nga një Benz.
Viktimat janë të moshës 21 dhe 23 vjeçe. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga makina vajzat pasi ajo kishte marrë dëme të rënda. Një nga vajzat e aksidentuara është dërguar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë ndërsa tjetra po mbahet në spitalin e Elbasanit.
Burime policore thanë se makina me të cilën ato po udhëtonin është në pronësi të 26-vjeçares Denisa Dibra. Të njëjtat burime thanë se policia ka arrestuar shoferin e makinës tip Benz që shkaktoi aksidentin. Ai është identifikuar si Behar Pema, 58-vjeç i cili në momentin e ndalimit ka qenë në gjendje të dehur. Sipas testit të alkoolit rezultoi në masën 0.93 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/l testi i dytë.