Trajneri i Tottenham Jose Mourinho, nuk është përmbajtur aspak pas humbjes 0-1 ndaj Everton, duke thënë publikisht se do të flasë me lojtarët e tij, për të analizuar pse erdhi kjo humbje. Gjithashtu, edhe urim për kolegun Carlo Ancelotti…
“Nuk kam folur për lojtarë dembelë, por për presion dembel përpara ndeshjes. Kjo situatë ka krijuar një çekuilibër të ekipit. Mund të them, megjithatë, se disa nga lojtarët e mi nuk janë në formë, sepse ata nuk kanë pasur mundësinë të për të kryer përgatitjen e verës.
Ka të tjerë, megjithatë, të cilët kishin lloje të tjera vështirësish në para-sezon që i pengoi ata të punonin në mënyrën më të mirë. Urime kolegut tim Carlo (Ancelotti). Unë do t’u them djemve gjëra që nuk mund t’i them publikisht për t’i lehtësuar ata. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë.
Nuk ka kohë për të menduar sepse, brenda pak ditësh kemi një ndeshje brenda ose jashtë (raundi i dytë i Europa League, kundër Lokomotiv Plovdiv më 17 shtator), kështu që ne nuk kemi mundësi të qajmë mbi veten ose të ankohemi”, u shpreh Mourinho.