Dhurata për Messin dhe Koeman, Barcelona tenton goditjen e madhe

0
This image has an empty alt attribute; its file name is Momo-640x441.jpg

Leo Messi vendosi të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm te Barcelona. Një vendim që lumturon tifozët katalanas dhe Roland Koeman, por trajneri i ri i ekipit spanjoll pret një tjetër dhuratë nga drejtuesit.

The Sun zbulon dëshirën e madhe të holandezit dhe ai është Momo Salah, ylli i Liverpool. Sulmuesi egjiptian e nisi shumë mirë sezonin e ri në Premier, teksa shënoi tri herë në fitoren 4-3 të ditës së djeshme ndaj Leeds United.

Një person i afërt me trajnerin Koeman i ka deklaruar të përditshmes angleze se Barcelona po përgatit një ofertë të bujshme për Salah. Ky i fundit ka edhe një kontratë deri në verën e vitit 2023 me kampionët e Anglisë.

Gjithsesi, Liverpool dhe Jurgen Klopp vështirë që të heqin dorë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit, aq më tepër në këtë fazë kur kampionati ka filluar dhe trajneri gjerman ka planifikuar gjithçka me 28-vjeçarin në sulm. 

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Çmenduri në PSG-Marseille, klasikja e Francës “skuqet” në fund
Artikulli i radhësPSV e nis me fitore, Robben “debuton” dhe dëmtohet pas 30 minutash