Capital T flet si rrallëherë: Edhe unë i kam përjetuar fluturat në stomak…

0
Truekapo 20200916 182832 0 770x433

Reperi i njohur Capital T ndonëse është gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave, ka ditur se si t’a mbajë sekret jetën private.
Ai është treguar i rezervuar lidhur me këtë pjesë dhe rrallë ndodh ta dëgjojmë të flasë për historitë e tij të dashurisë. Së fundmi, në një intervistë për revistën ‘Story’ i pyetur se kur do të vijë moment që të mos jetojë më vetëm, reperi u shpreh se nuk mendon që ka një moshë rreth këtyre vendimeve, si bashkëjetesa, fejesa apo martesa.

“Ato ndodhin në momentin që i ndjen, që je i gatshëm t’i marrësh ato përgjegjësi, dhe e ke personin e duhur që ta ofron dashurinë dhe i tajkon të gjitha për ty.“- thotë ai, duke shtuar se i pëlqen thjeshtësia dhe gjërat spontane, por mbretëresha e mendjes së tij mbetet “NANA”.

Më tej Capital T shton se ka përjetuar edhe fluturat në stomak, teksa zbulon se edhe është refuzuar.

“Në jetë ndodh edhe ky fenomen reciprok“, thotë ai lidhur me refuzimet, teksa shton se: “Dashuria ekziston dhe si një njeri i gjallë i kam përjetuar edhe fluturat.”

Artikulli i mëparshëmVedat Muriqi: Igli Tares ia dhashë besën, do t’ia shlyej besimin
Artikulli i radhësFOTO/ Ky është taksisti i ekzekutuar sot në Elbasan