Yossi Cohen, kreu i shërbimit inteligjent të Izraelit – Mossad, pretendon se Arabia Saudite do ndjek Emiratet dhe Bahreinin drejt një marrëveshjeje mbi normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.
Cohen i tha televizionit izraelit Channel12 se marrëveshjet e Emirateve dhe Bahreinit kishin thyer atë që ai e quajti një “mur xhami” në marrëdhëniet me vendet arabe.
“Arabia Saudite është gjithashtu në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin,” tha Cohen.
i nuk donte të konfirmonte ose mohonte bisedën me Princin e Kurorës saudite Mohammed bin Salman pikërisht mbi këtë çështje.
Cohen, i cili konsiderohet nga shumë si përfaqësuesi sekret i Izraelit në marrëdhëniet me vendet e Gjirit, theksoi se marrëveshjet e përmendura për normalizimin garantojnë dimensionin zyrtar të marrëdhënieve me ato vende, të cilat zgjasin me vite.
Ai theksoi se ndjenjat e shqetësimit në rajon për politikën iraniane kanë luajtur një rol kryesor në distancimin e vendeve të Gjirit nga linja zyrtare e politikës arabe dhe në njohjen e Izraelit.
Ai vuri në dukje se marrëveshjet që Izraeli nënshkroi me Emiratet dhe Bahreinin ndryshuan strategjinë e luftës me Iranin.
Ai shtoi se tani është vetëm çështje kohe para se Arabia Saudite të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin.
“Jam absolutisht i bindur se është e mundur. Ky normalizim mund të ndodhë gjatë këtij viti,” tha Cohen.
Në fund, ai theksoi se ata po bëjnë përpjekje të mëdha për të përfshirë shumë vende në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin.
Presidenti Trump gjithashtu tha në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë se ai pret që Arabia Saudite të bashkohet me vendet që kanë arritur marrëveshje me Izraelin.