Thiago Alcantara është blerja më e re e skuadrës angleze Liverpool.
Mesfushori spanjoll u largua pas shtatë viteve nga Bayerni për ta vazhduar karrierën në Anfield.
Kampionët e Anglisë pranuan të paguajnë 30 milionë për spanjollin i cili ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.
Thiago është pritur me entuziazëm të madh nga tifozët e kuq, të cilët menjëherë i kanë kushtuar një këngë atij.
E gjatë prezantimit si lojtar i ri i Liverpoolit, Thiagos e ka dëgjuar këngën për të me të cilën është mahnitur.
“Është e çmendur. Si njerëzit mund të jen kaq kreativ, është e mahnitshme”, ka deklaruar Thiago.
“Unë e dua këtë, më jep ndjenja pozitive”, tha futbollisti spanjoll i cili te Liverpooli do ta bartë fanellën me numër gjashtë.