Testi për COVID-19 që jep rezultatet brenda 10 minutave testohet në Austri

0

Studentët në kryeqytetin austriak Vjenë kanë provuar një test të ri COVID-19 që pretendon të japë një rezultat në vetëm 10 minuta.

Sipas Euronews, më shumë se 3,000 studentë nga Universiteti i Vjenës morën pjesë në këtë provë.

Testi, i cili pretendon një normë saktësie 99%, u zhvillua në Gjermani dhe tani është provuar në një numër të madh njerëzish në Austri.

Gjithsesi, nëse testi i shpejtë kthehet me një rezultat pozitiv, pacienti duhet të bëjë një test PCR për të konfirmuar rezultatin.

Artikulli i mëparshëmNjë grua hedh pijen në fytyrën e kryeministrit irlandez, pastaj largohet me shpejtësi
Artikulli i radhësQë nga e hëna, Franca, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar vendosin masa të reja lokale – pas rritjes së rasteve me coronavirus