Ndotja e ajrit e shkaktuar nga zjarret ndikon akoma më shumë në shëndetin e njerëzve me ekspertët që paralajmërojnë se monoksidi i karbonit i çliruar nga zjarret mund të qëndrojë në ajër për një muaj dhe mund të udhëtojë në distanca të gjata, raporton fanpage.it
Vala e zjarreve që po shkatërron bregun perëndimor amerikan nuk po e humbet aspak ritmin e saj. Ndërkohë reja toksike, e mbushur me monoksid karboni, përgatitet të mbërrijë në Europë. Leksioni është gjithnjë i njëjti: në një botë të ndërlidhur, çdo gjë lidhet. Dhe pasojat e ngrohjes globale po i paguajmë të gjithë. Ndodh sot dhe do të ndodhë gjithmonë.
78 zjarre ende aktive, në një zonë pyjore e madhe sa e gjithë Umbria, është në flakë, 7 mijë struktura janë kthyer në hi, më shumë se 200 mijë persona janë evakuuar dhe viktimat janë të paktën 24, raporton abcnews.al
Nëse cilësia në ajër në disa zona të Kalifornisë dhe Oregon tashmë është jashtë kontrollit, reja e tymit po mbërrin deri në Europë, e shtyrë nga era dhe do të jetë mbi kokat e banorëve të Hamburg fundjavën e ardhshme. Sa për të dhënë një ide se çfarë ka në ajër, Nasa regjistroi nivelet e monoksidit të karbonit në atmosferën e lartë: të paktën 10 herë më të larta se nivelit normal.
Monoksidi i karbonit është një ndotës që reziton në atmosferë deri në një muaj dhe mund të udhëtojë në distanca të mëdha. Dhe efekti në mushkëri, në prag të asaj që i frikësohemi – valës së dytë të pandemisë së koronavirus – mund të hamendësohet lehtë. Rrezikshmëria e virusit është më e lartë në vendet me ajër më të ndotur dhe shifrat e rasteve e konfirmojnë këtë, raporton abcnews.al
Dhe pse duket absurde zjarret frikësojnë më shumë se koronavirus, sepse fuqia e tyre në të gjithë botën, rritet nga viti në vit dhe janë më pak të kontrollueshme.