Manchester Cityn e pret një ndeshje e vështirë nesër në mbrëmje. Djemtë e Pep Guardiolës do të luajnë jashtë fushe kundër Wolves (21:15). Përballja e parë në kampionat e sezonit të ri për “Cityzens”.
Trajneri spanjoll është ndalur tek e ardhmja e tij në konferencën për shtypin para takimit ndaj “Ujqve”, duke deklaruar se duhet ta meritojë rinovimin e kontratës.
“E dua Manchester Cityn dhe dëshiroj të vazhdoj të qëndroj gjatë këtu. Por, siç e kam shprehur edhe më parë, duhet ta meritoj qëndrimin te kjo skuadër.
Ky klub është rritur shumë në dhjetë vitet e fundit dhe duhet ta mbajë nivelin e lartë ku ka arritur. E kam të qartë se çfarë presin drejtuesit, ndoshta nuk do e meritoj një kontratë të re nëse nuk arrij të fitoj trofe“, deklaron Pep Guardiola.