Vaksinimi i gjithë botës kundër COVID-19 nuk do të ndodhë deri në vitin 2024

    0

    Instituti Serumit të Indisë, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, thotë se do të duhet kohë deri në vitin 2024 që e gjithë bota të vaksinohet kundër coronavirusit.

    “Realisht për të gjithë botën, për të gjithë në këtë planet – ose të paktën 90 për qind – për ta marrë atë, do të duhet kohë të paktën deri në vitit 2024” tha për CNN-in, Adar Poonawalla, CEO dhe drejtori ekzekutiv i Institutit të Serumit të Indisë.

    Poonawalla tha se disa nga sfidat e marrjes së vaksinave nga pika e hulumtimit dhe miratimit deri tek dërgimi i tyre tek pacientët, përfshijnë rritjen e prodhimit të vaksinave dhe mbledhjen e miliarda dollarëve për të financuar prokurimin e dozave të nevojshme.

    Ai tha se administrimi i vaksinave në disa shtete dhe vende komplekse është gjithashtu një sfidë.

    Instituti Serum i Indisë po punon me pesë krijues të vaksinave COVID-19 dhe po përgatitet të bëjë qindra miliona doza. Por edhe atëherë, furnizimi me vaksinë do të shkojë kaq larg në një periudhë të shkurtër.

    Për shembull, India me një popullsi prej 1.4 miliardë banorësh, do të duhet shumë kohë që të gjithë të vaksinohen kundër virusit.

    Artikulli i mëparshëmOrganizatorët anulojnë dhënien e Çmimeve Nobel në Stokholm
    Artikulli i radhësFOTO: Paguhet tri herë më shumë në Instagram, 23-vjeçarja lë punën në media si gazetare