Blogerja , Ina Pojani, motra e aktores Megi Pojani, tregoi për ndjekësit eksperiencën e saj me Covid -19.
E ftuar në emsionin e mbasdites “Rudina” blogerja tregoi se si i lindën dyshimet e para se mund të ishte e prekur nga Covid-19.
Sipas Inës , dhimbja e kokës ishte simptoma e parë që ajo kishte dhe arsyeja pse ajo vendosi të bëjë tamponin.
Ndër të tjera, blogerja nga Elbasani, tregoi se si e kaloi këtë periudhë të vështirë të jestës së saj, dhe si ja doli të rrinte për rreth 3 javë e gjysmë e vetme, pa takuar asnjeri.
“Nuk e kam të qartë ku e kam marrë apo kur e kam marrë. Nuk ke nga e kupton, ajo të vjen pas 3-4 ditësh e ti mund të kesh takuar shumë njerëz. Por gjithsesi, edhe pjesëtarë të shoqërisë sime e kanë marrë në të njëjtën kohë, ishim të gjithë në të njëjtën fazë. Në fillim mua më ka filluar një dhimbje shumë e fortë koke.
Atë ditë më duhet të shkoja në Elbasan dhe takoj babin, ai më thotë ‘hajde të të puth pak’ dhe nuk pranova, sepse kisha shumë dhimbje koke dhe mendova se mos më ka zënë gjë. Pas 4 ditësh që kisha dhimbje shumë të forta koke, pata temperaturë. Temperaturë kam patur për rreth 6 ditë 37.8. Antibiotikë nuk mora.
U konsultova me mjekun e lagjes, më tha që do të të bëjmë tamponin, përgjigjja e tamponit më erdhi brenda 24 orëve. Mjeku më tha duhet të marrësh antibiotikë, por unë nuk kisha ndonjë simptomë aq të fortë dhe mendova që ditët e para ndoshta nuk po i marr dhe nëse do jetë nevoja, do e marr. Pas 8 ditësh, nuk pata asnjë simptomë. Më humbi nuhatja dhe shija, e cila zgjati diku tek tri javë. Kam qenë e izoluar për 3 javë e gjysmë. Motrat më vinin tek pallati poshtë, hapnin muzikë dhe kërcenin që mua të më ngrihej pak morali”, u shpreh Ina.