BILD
Shkencëtarët e ‘Berlin Charite’ në Gjermani kanë zbuluar disa antitrupa ‘shumë efektivë’ kundër koronavirusit.
Shkencëtarët tani po ndjekin prodhimin e një të ashtuquajture ‘vaksinë pasive’.
Në këtë mënyrë, personave të shëndetshëm, por edhe të sëmurë, mund t’u jepen antitrupa për mbrojtje të menjëhershme.
Studiuesit kishin izoluar dhe riprodhuar artificialisht pothuajse 600 trupa të ndryshëm nga gjaku i njerëzve që i kanë mbijetuar sëmundjes së koronavirusit.
Sipas ekspertëve, këto antitrupa lidhen me virusin dhe parandalojnë hyrjen e tij në qeliza dhe shumëzimin e tij.
Mbrojtje e mundshme për të shëndetshmit
Efektiviteti është provuar te disa testime mbi kaviet. “Nëse antitrupat merren pas infektimit, kaviet patën simptoma të lehta të sëmundjes,” shpjegoi koordinatori i projektit shkencor, Jakob Kreye. Kur antitrupat merren përpara infeksionit, kaviet nuk sëmurëshin fare.
Sipas ‘Charite’, tre prej antitrupave të identifikuar deri më tani në testimet klinike janë veçanërisht premtues.
Përveç trajtimit të personave të sëmurë, mbrojtja paraprake e njerëzve të shëndetshëm, që kanë pasur kontakt me njerëz të infektuar, është një fushë e mundshme e aplikimit.
Dallimi me ‘vaksinimin aktiv’ është te fakti se në ‘vaksinimin pasiv’ merren antitrupa të bërë gati, të cilët shkatërrohen pas një periudhe të caktuar.
Si rregull, mbrojtja përmes vaksinimit pasiv është më pak e gjatë se përmes vaksinimit aktiv.
“Për këtë arsye, efekti i një vaksinimi pasiv është pothuajse menjëherë i disponueshëm, kurse te vaksinimi aktiv ai kërkon më shumë kohë,” tha ai.