Shkencëtarët paralajmërojnë: Vaksina kundër koronavirusit do të mund vetëm të zvogëlojë simptomat

    0

    Vaksina e parë e coronavirusit nuk do të jetë “plumb i argjendtë” dhe ka pak gjasa që të parandalojë që sëmundja e COVID-19 t’i prekë njerëzit, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

    Ekspertët këshillojnë qeverinë britanike, se ajo mund vetëm të zvogëlon simptomat dhe të jetë pjesërisht efektive.

    Profesori Chris Whitty ka bërë të ditur se ekzistojnë vetëm 40 deri në 60 për qind gjasa që ajo të ketë efekt – ngjashëm sikurse vaksina kundër gripit.

    Por një grup i ekspertëve të Oksfordit që udhëheqin me njësinë që është kompetente për zbulimin dhe prodhimin e vaksinës, pretendojnë e ajo minimalisht do të ndihmojë deri në 50 përqind të rasteve.

    Në anën tjetër qeveria britanike shpreson se vaksina do të jetë e gatshme në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, por theksojnë se duhet ndërmarrë masa tek njerëzit që injektohen me këtë vaksinë.

    Disa masa preventive si distanca sociale do të tregojnë se sa e suksesshme do të jetë kjo vaksinë e shumëpërfolur. Vaksina e parë do të përcillet me një tjetër, pasi që njerëzit mund të kenë nevojë për dy vaksina të ndryshme që do të nxisin sistemin imunitar.

    “Ekziston shpresa për këtë, vaksina do të ishte mirë që me një dozë të shëronte pacientët dhe të fitohej imuniteti dhe t’i rikthehemi normalitetit të nesërmen, por nuk do të jetë një zgjidhje e përkryer; nuk do të jetë plumb i argjendtë”, ka deklaruar kreu i ekipit që merret me hulumtimin e vaksinës.

    Artikulli i mëparshëm”Rama e ka minuar Këshillin Politik”, Gjata: Makinacionet me heqjen e koalicioneve apo listat e mbyllura nuk e ndryshojnë vullnetin për ndryshim
    Artikulli i radhësFshikullohet derisa humb vetëdijen pedofili i dënuar me 169 goditje në Indonezi – u rezistoi vetëm 59 të parave