Një laborator kërkimi dhe zhvillimi i gjigantit kinez të teknologjisë Huawei Technologies në qytetin jugor të Dongguan u përfshi nga flakët, duke prodhuar re të mëdha tymi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një incident, pamjet e të cilit u kapën nga kamerat e vendasve, të cilët kanë publikuar pamjet në internet.
Pamjet tregojnë shtëllunga tymi që vijnë nga katet e fundit të ndërtesës dhe kryesisht errësojnë qiellin mbi objekt.
Zjarri u shua nga departamenti i shpëtimit nga zjarri i qytetit Dongguan, thonë autoritetet e qytetit, dhe nuk është raportuar për viktima.
Thuhet se Laboratori Dongguan kryesisht bën testimin për antenat 4G dhe 5G, si dhe hulumtimin e materialeve.