Kërpudhat bëjnë mrekulli: Mund të shpëtojnë njërëzit me sëmundjen ‘e shekullit’

    0
    Kërpudhat bëjnë mrekulli: Mund të shpëtojnë

    Një hallucinogen (substanca përgjegjëse për krijimin e haluçinacioneve), i gjetur tek kërpudhat, mund të funksionojë pozitivisht tek truri  i njerëzve me depresion të thellë. Një gjë e tillë rrit shumë shpresat për një trajtim të suksesshëm kohë më vonë.

    Deri më tani, ka arritur të kryhet vetëm një studim i vogël, në të cilën 19 persona me probleme të shëndetit mendor morën një dozë të vogël nga një përbërës (psilocybin)   i një lloj droge të quajtur psychdelic .

    Shumica e pacientëve thanë se ndienin ndryshime të dukshme në trurin e tyre dhe depresioni nuk ishte më si më parë. Edhe më parë, ka patur studime se kjo substancë luan rolin e ‘lubrifikantit për trurin’ dhe lejon njerëzit të shkëputen nga rrethi i simptomave të depresionit.

    Sipas kërkimeve të publikuara në Scientific Reports u arrit në përfundimin se psilocybin ndikon në 2 zonat kryesore të trurit. Deri më tani, mjekët tregojnë se pacientët janë gati për ta përdorur të gjithë këtë, por gjithsesi ende nevojiten studime më të detajuara, për të vërtetuar se një substancë e tillë mund të përdoret si kurë ndaj depresionit.

    Artikulli i mëparshëmZbardhen detaje të reja tronditëse nga ngjarja e rëndë në Pogradec/ Gjendet pa shenja jete në banesë gruaja, fëmija 24 orë pa ngrënë
    Artikulli i radhësZgjedhjet në PD, votohen nesër emrat e propozuar si kandidatë për deputetë në Gjirokastër