“Cunami”, momenti kur 50 mijë litra verë derdhen nga rezervuari i një kantine në Spanjë

0

Ky  është momenti kur “cunami” me verë të kuqe shpërthen nga rezervuari  50 mijë litrosh, në një kantinë në Spanjë.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shfaqin disa rezervuarë metalik në kantinën Bodegas Vitivinos në Villeamale të Spanjës.

Në fillim të videos shihet se si një sasi e madhe e verës së kuqe në formë të cunamit duke u derdhur nga rezervuari dhe përhapet nëpër tokë, por pa kaluar shumë minuta ajo mbulon edhe hapësirën ku ishin disa vetura të parkuara.

Punonjësit e kantinës nuk kishin çfarë të bënin tjetër vetëm se të shikonin se si mijëra litra verë derdhej. Mediat lokale raportojnë se shkaku i shpërthimit të rezervuarit, mund të jetë presioni i madh i ajrit.

Videoja është shpërndarë në rrjete sociale dhe prej asaj kohe është parë nga më shumë se 38 mijë persona, dhe është ripostuar nga më shumë se 9 mijë njerëz.

Artikulli i mëparshëmI kërkoi të vendosë maskë, klienti i nervozuar del nga dyqani për t’u rikthyer pas disa minutave për të rrahur shitësin
Artikulli i radhësStresi rezulton pozitiv me COVID-19: Po iki menjëherë të vetizolohem