COVID-19/ Shënohet viktima e 27. Humb jetën 71-vjeçari i cili vuante dhe nga 4 sëmundje të tjera

0

Betejën me sëmundjen Covid 19 e humb një tjetër pacient duke e çuar numrin e viktima në vendin tonë në 27. Ai është 71 vjeçari, Çapajev File, një emër i njohur i Forcave të Armatosura, mbajtës i “Medaljes së Mirënjohjes”, kapiten i rangut të parë. Prej dy javësh i ndjeri ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Nga gjurmimi,ekipet e epidemiologëve zbulojnë 25 raste të reja në 252 testimet e kryera. Kruja mbetet një vatër e rrezikshme e përhapjes së virusit, me 18 të infektuar në orët e fundit.

Në mesin e javës së shtatë, numri i të shëruarve është 356, më i lartë se i të infektuarëve. Në dy spitalet Covid, në kavalishencën e Durrësit dhe në mjediset e shtëpisë të vetëizoluar shifrat flasin për 251 mbartës të virusit.

Përtej luhatjes së numrave, zbulimit të rasteve të reja dhe marrjes së masave më lehtësuese, nga epidemiologët kërkohet përgjegjshmëri nga qytetarët. Si në vendet e punës dhe në mjediset familjare të përmbushen kushtet e higjienës vetjake.

Artikulli i mëparshëmPresidenti Meta dekreton Kodin Penal/ Mbështet masat e qeverisë, por kërkon më shumë teste
Artikulli i radhësHolandë/ Raportohen 138 të vdekur në 24 orët e fundit. 4054 viktima në total nga COVID-19