”Amazon” sfidon ”Google” dhe ”Microsoft” për video-lojërat

0
This image has an empty alt attribute; its file name is 9b4a47ee4167b637e2636c3e05872d9e-696x540-300x233.jpg

”Amazon” hyn edhe në shërbimin e abonimeve të lojërave video.

Gjiganti i shitjeve në internet ka zbuluar ”Luna”, një shërbim i ri lojërash që sfidon ”xCloud”, ”Stadia” të ”Google” dhe ”Arcade” të ”Apple”.

Ai do të lidhet me Twitch, platforma e njohur për transmetimin e lojërave video drejtpërdrejt, që është në pronësi të ”Amazon” që nga 2014.

”Luna” debuton në SHBA me një çmim fillestar mujor prej rreth 6 dollarësh, që ju lejon të luani njëkohësisht në dy pajisje.

Fillimisht do të jetë në dispozicion në televizione (me Fire TV), në PC dhe Mac dhe me aplikacione në internet për iPhone dhe iPad, ndërsa një version Android do të shpallet së shpejti.

Mbi 100 lojëra do të jenë të pranishme përfshirë “Resident Evil 7” dhe “Control”.

Shërbimi shoqërohet me ndihmësin e zërit ”Alexa” të Amazon.

Artikulli i mëparshëmZbulimi italian për kurimin e kancerit: Proteinë që riparon ADN-në
Artikulli i radhësShpërndante drogë në “Myslym Shyri”/ Arrestohet 30-vjeçari gjatë aksionit të befasishëm (Emri)