Magawa, një mi afrikan, mori një medalje të artë nga bamirësia veterinare britanike People’s Dispensary for Sick Animals (PDSA) për punën në zbulimin e minave tokësore të pashpërthyera në Kamboxhia.
Konflikti e kanë lënë vendin e Azisë Juglindore me miliona mina tokësore të varrosura dhe pajisje të tjera shpërthyese që ende vrasin ose plagosin dhjetëra njerëz çdo vit.
Kamboxhia, me ndihmën e vendeve të tjera, ka qenë duke pastruar ngadalë vendin nga minat për vite me radhë, por është një punë e vështirë dhe e rrezikshme.
Ndaj, ishte radha e Magawa për këtë mision.
Magawa u trajnua nga OJQ APOPO. Organizata, e cila u themelua në Belgjikë dhe ka selinë në Tanzani, trajnon minjtë si Magawa për të zbuluar erën e kimikateve shpërthyese të përdorura në minat, shkruan CNN.
Në shtatë vjet, Magawa zbuloi 39 mina tokësore dhe 28 mjete shpërthyese, duke ndihmuar në pastrimin e më shumë se 141,000 metrash katrorë, duke e bërë atë miun me performancën në zbulimin e minave dhe lëndëve shpërthyese.
Ai është trajnuar të nuhasë skrap metali dhe t’i sinjalizojë operatorët të tij kur zbulon vendndodhjen e saktë të një minë toke.
Ai është aq i shpejtë në gjetjen e minave tokësore sa mund të pastrojë një zonë me madhësinë e një fushe tenisi për 30 minuta. Ndërsa një burri do t’i duheshin katër ditë për ta bërë atë duke përdorur një detektor metali, tha PDSA.
“Miu heroik Magawa shpëton dhe ndryshon jetën në baza ditore dhe ka një ndikim të drejtpërdrejtë tek burrat, gratë dhe fëmijët në komunitetet në të cilat ai punon”, u tha për të.
Çdo minë që zbulohet dhe hiqet zvogëlon rrezikun e vdekjes ose invaliditetit të përhershëm të fëmijëve, burrave dhe grave.
Kamboxhia ka numrin më të lartë të personave të gjymtuar për frymë në botë, duke regjistruar 64,840 viktima të shkaktuara nga mina ose eksplozivë të tjerë.
Disa vende hodhën mjete të pashpërthyera në të gjithë Kamboxhian, Vietnamin dhe Laosin gjatë Luftës së Vietnamit. Vetëm Shtetet e Bashkuara hodhën 2.7 milion tonë armë vdekjeprurëse.
PDSA vlerëson se ka ende tre milion mina tokësore të pashpërthyera në Kamboxhia.