Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.
Një makinë e drejtuar nga një person me inicialet A. H., ka përplasur një vajzë 10 vjeçe me inicialet E. M.
Policia Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 27.09.2020, rreth orës 10:54, në bulevardin “Gjergj Fishta” mjeti me drejtues shtetasin A.H., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E.M., 10 vjeçe, e cila është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.