E dhunuar nga bashkëshorti, ylli i televizioneve humb brenda një kohe të shkurtër nënën dhe foshnjën e saj: Doja të vetëvritesha, por…

0
ylli i televizioneve (11)

Malin Andersson ka zbuluar se një person “i sëmurë” i kishte thënë t’i hiqte tubat që e mbanin në jetë vajzën e saj të vogël, e cila do të vdiste.

Sipas “The Sun”, 27-vjeçarja, e cila u shfaq në serinë e dytë të “Love Island” në 2016, humbi tragjikisht nënën e saj dhe vajzën e porsalindur në një vit diferencë nga njëri-tjetri.

ylli i televizioneve (10)

Vajza e saj, Consy, së cilës Malin i vuri emrin e nënës së saj të dashur, vdiq më 22 janar 2019, pas katër javësh në kujdes intensiv. Malin më vonë zbuloi se u përpoq të vetëvritej për shkak të humbjes së vajzës.

ylli i televizioneve (6)

Duke folur ekskluzivisht për “Fabulous” sot, Malin tha: “Kur vajza ime po vdiste në spital, dikush komentoi “hiqi tubat tani”.

ylli i televizioneve (9)
ylli i televizioneve (2)

Consy kishte lindur nga marrëdhënia e Malin me ish-partnerin e dhunshëm, Tom Kemp, i cili u burgos për abuzimin e saj në fillim të këtij muaji. Ai u burgos për 10 muaj më 3 shtator.

ylli i televizioneve (3)

“Ndikimi psikologjik i dhunës në familje është i rëndë”,- tha Malin.

ylli i televizioneve (1)

Përkundër gjithçkaje që ajo ka kaluar kohët e fundit, Malin thotë se përpjekja për vetëvrasje ishte një “moment ” që e inkurajoi të kthehej në jetë.

ylli i televizioneve (8)

Malin tani bën fushata për mbështetjen e shëndetit mendor. “Mendja ime është shumë e fuqishme tani, unë meditoj çdo ditë dhe nuk shqetësohem për ato që thonë të tjerët.

ylli i televizioneve (4)

Ajo tha: “Kam pranuar trupin tim, për shkak të gjërave që kam kaluar. Unë e shikoj veten ndryshe, nuk më intereson më shumë imazhi im.”

ylli i televizioneve (5)
Artikulli i mëparshëm‘Porsche’ i djegur/ Biznesmeni nga Elbasani, i arrestuar si eksportuesi i drogës nga Turqia në Has
Artikulli i radhësÇfarë nënkuptojnë në të vërtetë këto tetë sjellje të çuditshme të fëmijëve? Ja ç’duhet të dini