Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se cilat do të jenë disa nga bizneset që do të ngrenë “qepenët” në datë 4 Maj, në kuadër të lehtësimit të masave gjatë pandemisë së koronavirusit. Ajo listoi disa kategori biznesesh mes tyre dhe dyqanet e luleve.
“Do të lehtësojmë masat për një kategori biznesesh, që nga bizneset e tregtimit të veshjeve, tekstileve, mobilieve, ndriçimit, pajisjeve elektronike, dyqaneve të luleve dhe një seri tjetër të kategorizuar të bizneseve për të lehtësuar ekonominë familjare dhe për të rihapur këto aktivitete sipas protokolleve strikte të cilat janë përcaktuar”, tha Manstirliu.
Lista e përmendur nga ministrja:
Tregtimi i veshjeve
Tregtimi i tekstileve
Tregtimi i mobilieve
Tregtimi pajisjeve elektrike për ndriçim
Tregtimi i pajisjeve elektronike
Dyqanet e luleve
Kryeministri Edi Rama njoftoi dje se lista e tretë e bizneseve do të hapet në kuadër të lehtësimit të masave, por me rregulla të rrepta për respektimin e distancimit social.