Simptoma më e besueshme për të kuptuar nëse jeni infektuar me koronavirus

    0

    Që nga nisja e pandemisë së koronavirusit, një nga aspektet thelbësore për të kuptuar nëse jemi infektuar apo jo ishte dallimi i simptomave. Kryesoret janë temperatura dhe kolla e thatë. Simptoma të tjera janë humbja e nuhatjes dhe shijes. Në rastet e rënda, vështirësia në frymëmarrje.

    Por, një studim i kërkuesve shkencorë të Hospital St. James dhe Trinity Translational Medicine Institute të Dublinit, thotë se lodhja fizike është simptoma më e qartë për të kuptuar nëse e keni kaluar sëmundjen.

    Sipas këtij studimi, më shumë se gjysma e pacientëve që u vëzhguan (52,3%), thanë se ndiheshin të lodhur gjatë gjithë kohës 10 javë pas infektimit, periudhë ku supozohet që të ishin rekuperuar.

    Shkencëtarët irlandezë shtojnë gjithashtu se lodhja shfaqej në të dyja rastet: edhe kur kishte simptoma të lehta, edhe kur ato ishin të rënda.

    Artikulli i mëparshëmNga artriti deri tek anemia, ja çfarë mund t’ju tregojnë thonjtë për shëndetin tuaj
    Artikulli i radhësSi të dalloni viruset stinore nga Covid-19/ Mjeku Kalo jep disa këshilla