Kryetari i PD, Lulzim Basha, doli me një propozim konkret prej pesë pikash për situatën e krijuar nga pandemia. Mes propozimeve, fokusi kryesor shkon për shkollat dhe spitalet në rast të shpërthimit të një vale tjetër infeksionesh.
PROPOZIMI
Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor: Përgatitja për një shpërthim tjetër të infeksionit të COVID-19, duke:
a) Rritur numrin e testimeve për COVID në 2500 testime në ditë.
b) Rimbursim i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID.
c) Sigurimin e pajisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore.
d) Bonus 1000 Euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm.
2. Fëmijët tanë të arsimohen të sigurt: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurt, duke:
a) Përmirësuar kushtet sanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë, pajisjen me maska mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore.
b) Kryer testimin periodik për mësuesit dhe stafin ndihmës.
c) Investuar në teknologji për rastet kur mund të aplikohet mësimi në distancë, përfshirë ndihmën për familjet me të ardhura të ulëta për të blerë tableta për fëmijët e tyre, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë nga mësimi në distancë.