Stafi shëndetësor prej 5 personash në qendrën shëndetësore në lagjen ‘Skënderbej’ në Elbasan ka rezultuar i prekur me Covid-19.
Të prekur kanë rezultuar 3 infermierë dhe 2 mjekë të cilët pas daljes së përgjigjes së tamponit janë karantinuar.
Për pasojë qendra shëndetësore është mbyllur.
Nuk dihet ende ku do të transferohen shërbimet shëndetësore për banorët e kësaj zone.