Sa do jetë çeku që do marrin qytetarët dhe bizneset/ Basha: Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore

0
Image
`

Kreu i opozitës, Lulzim Basha bëri 5 propozime konkrete për të dalë nga kriza e krijuar për shkak të pandemisë.

“Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore,” tha ai.

Disa nga propozimet konkrete monetare janë:

-Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përveç pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh.

-Bonus 1000 Euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm.

-Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar çdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj.

-Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike.

-Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj.

-Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.

-Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambientet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambienteve të punës.

Artikulli i mëparshëmPandemia/ Basha: Propozimi ynë për shkollat dhe spitalet
Artikulli i radhësÇmimet e banesave u rritën me gati 5% edhe në kulmin e pandemisë, kryeson Tirana