Mund të jetë një asteroid ose mbeturina hapësinore, pasi ka ende paqartësi në lidhje me natyrën reale të objektit të quajtur ”2020 SO”, që në tetor do të kalojë orbitën e Tokës duke u futur për disa muaj në rrezen e forcës gravitacionale të planetit tonë.
Kështu, do të kishim një miniHënë të re që do të na bënte ”shoqëri” deri në maj 2021.
Për momentin ”2020 S0” klasifikohet si një asteroid që e ka orbitën njësoj me atë të Tokës, edhe pse shpejtësia e tij e ulët ngjason në të vërtetë me një objekt artificial të bërë nga njeriu.
Sipas të dhënave të raportuara në bazën e të dhënave të NASA-s, CNEOS, objekti do të ketë një gjatësi midis 6,4 dhe 14 metra.
Sipas astronomëve kur miniHëna të kalojë do të jetë e mundur të vëzhgohet më mirë sipërfaqja e saj për të kuptuar se si është degraduar gjatë viteve, informacion i vlefshëm për misionet e ardhshme hapësinore.