Përkeqësohet moti, stuhia dhe breshëri ‘paralizojnë’ këtë qytet, ja çfarë ka ndodhur

0
Përkeqësohet moti, stuhia dhe breshëri

Shira të rrëmbyeshëm të shoqëruar dhe breshër u regjistruan në Stamboll, një metropol me një popullatë prej thuajse 16 milionë njerëzish, më 29 shtator, duke shkaktuar probleme për qytetarët dhe duke paralizuar trafikun.

Kushtet ekstreme të motit prekën shumë lagje të Stambollit, si edhe disa zona të qytetit në anën aziatike.

Një vorbull uji, bashkë me shiun e rrëmbyeshëm, bënë që të përmbyteshin rrugë dhe tregje në qytet. Shërbimi meteorologjik turk, paralajmëroi banorët edhe për rrezikun e një tornadoje.

Parkojini makinat në vende të sigurta- paralajmëruan meteorologët duke iu drejtuar veçanërisht njerëzve që banojnë rreth ngushticës së Bosforit dhe pjesës aziatike të qytetit.

Artikulli i mëparshëmShenjat e pazakonta që tregojnë se mund të keni një problem me zemrën
Artikulli i radhësÇfarë do të thotë të dalësh negativ në tampon, po pozitiv? Ja cilat janë dhe si funksionojnë testimet për Covid-19