Udhëtarët që mbërrijnë në Angli nga Turqia dhe Polonia do të duhet t’i nënshtrohen një karantine dyjavore, për shkak të një ringjalljeje të epidemisë së coronavirusit të ri, njoftoi sot qeveria britanike.
“Kjo masë, që ka të bëjë gjithashtu me ishujt holandezë Bonaire, Saint Eustache dhe Saba, do të zbatohet nga ora 03:00 GMT të shtunën”, tha ministri britanik i Transportit, Grant Shapps në Twitter, raporton ATSh.
Britania e Madhe, vendi më i goditur në Europë nga virusi, me më shumë se 42 000 vdekje, po përpiqet të mbrojë veten nga rastet e reja të COVID-19 nga jashtë vendit.