Aktivisti dhe publicisti Erion Kristo ka reaguar sot, pas skandalit të rëndë të Policisë, ku doli se shefi i OFL tregtoi informacion konfidencial të ardhur nga partnerët gjermanë, në favor të trafikantëve.
Kristo thotë se ky rast kompromenton vetingun në polici dhe drejtuesit. Ai fton njerëzit të reagojnë derisa askush nuk mban përgjegjësi dhe nuk jep dorëheqjen.
Statusi i plotë i aktivistit Erion Kristo
Zv.Kryetari i OFL paska qenë antiofl, ose të paktën këtë thotë media.
Komisioni i Vettingut në polici e nxori të pastër. Gjermanët e nxorën të pistë. Pra, për shtetin tonë ai duhej të vazhdonte, të vazhdonte të shiste interesat e shtetit dhe pritshmëritë e publikut.
Është momenti për të kaluar në vetting komisionin dhe ligjin e vettingut në polici. Gjithë komisioni dhe procesi janë kompromentuar.
Jam i çuditur që askush nuk jep dorëheqje. Ndoshta duhen shkarkuar të gjithë. Gjithçka që bëjnë është farsë. Publiku duhet të reagojë, fuqimisht.